.

Pse nuk janë hapur plazhet? Ja si përgjigjet ministri Klosi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channnel ku foli për situatën ku ndodhet sektori i turizmit gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.  Klosi tregoi edhe arsyen pse nuk lejohen njerëzit të bëjnë plazh.

Gjatë 2 javëve të fundit mjekët kanë thënë në Open që plazhi nuk është i dëmshëm por shumë i mirë në luftën kundër virusit, pse nuk i lejoni njerëzit të bëjnë plazh?- e pyeti Eni Vasili.

‘Këtë pyetje keni 2 muaj që ma bëni. Në fillim më keni pyetur pse nuk lejohet të dalin njerëzit të dalin nga liqeni. Tani ne nuk lejojmë plazhet se aty do ketë një grumbullim të njerëzve duke rrezikuar përhapjen e virusit.

Nuk është e thënë se doli dielli dhe virusi u largua. Jo, virusi është aty, nuk ka ikur’- tha Klosi.