.

Organizata Botërore e Meteorologjisë paralajmëron: COVID-19 rrit rreziqet shëndetësore të lidhura me nxehtësinë


Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO) paralajmëroi sot se pandemia e COVID-19 rrit rreziqet shëndetësore të lidhura me valën e nxehtësisë.

“Vera që po afrohet në hemisferën veriore pritet të shënojë një rekord të ri përsa i përket nxehtësisë”, tha zëdhënësja e OMO-së, Clare Nullis Kapp, në një konferencë virtuale për shtyp në Gjenevë.

“Ne aktualisht po jetojmë një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë”, tha ajo.

Sipas saj, pandemia e ka bërë më të vështirë menaxhimin e valëve të nxehtësisë.

Për këtë arsye, OMO, në partneritet me organizata të tjera, ka nxitur qeveritë që të hartojnë plane për t’i mbajtur njerëzit të sigurt gjatë valëve të nxehtësisë dhe, njëkohësisht, t’i mbrojnë ata nga koronavirusi i ri.