.

‘Nuk e do polici qytetarin më shumë se ai veten e vet’- plas debati mes ekspertit dhe ministrit Klosi

Hapja e plazheve dhe turizmi është një ndër debatet aktuale e cila po zhvillohet në opinionin publik. Kjo është edhe tema e diskutimit në Open në Top Channel ku u zhvillua një debat mes ekspertit të ekonomisë, Besart Kadia dhe ministrit Blendi Klosi.

Debati nisi kur Kadia tha se policia nuk e do më shumë qytetarin sesa ai veten e vet.

Pjesë nga debati:

Kadia: Shkon polici dhe ndal qytetarët për tu future në plazh. E bëni sikur qytetarët do të shqyhen me njëri-tjetrin. Nuk e do policia qytetarin më shumë se ai veten e vet. Qytetarët mbrohen vetë.

Klosi: Nuk ka të bëjë me e do apo se do shteti qytetarin. Ka të bëjë me rregulla.

Kadia: Nuk keni një vendimarrje të duhur. Sot kemi 25 raste, para 2 javësh kishim 10 raste. Duhet ndjekur një strategji konkrete.

Klosi: Fakti që sot kemi 25 raste ne kujton që virusi është akoma aty.

Kadia: Na e kujton virusi?

Klosi: Virusi është aty siç ka qenë para një muaji. Pastaj thoni që u la në det dhe u zhduk viruisi.