.

Meta ktheu ligjin për jahtet/ Klosi në Open: Ligji do të kalojë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channnel ku foli për situatën ku ndodhet sektori i turizmit gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.  Klosi foli edhe për taksën e jahteve, ku tha se heqja e taksave për jahtet do të sillte një rritje ekonomike dhe punësim.

Presidenti e ktheu ligjin për jahtet, keni një koment?- e pyeti Eni Vasili.

‘Ligji për jahtet do të kalojë. Nuk mendoj se është kundër opozita për zhvillimin e një sektori të ri brenda turzimit. Turizmi i jahteve do sillte punësim dhe rritje ekonomike, por për ta zvilluar ne duhet të jemi konkurrent me vendet e rajonit’- tha Klosi.

Ndërhyri edhe Juljan Morina duke thënë se ky ligj do të sjellë zhvillimin e turizmit. Malta e ka 5% TVSH për jahtet, ndërsa Mali i Zi 9 %.