.

Ambasadorja Yuri Kim zbulon detaje nga takimi me Bashën: Fokusi tek e ardhmja

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dha detaje nga takimi kokë më kokë. Diplomatja e huaj theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja, dhe jo tek e shkuara. Po ashtu ajo qartësoi se 31 maj nuk është afat i vendosur nga SHBA për miratimin e reformës zgjedhore.

“Sapo zhvilluam një takim të mirë me zotin Basha. Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen, jo për të shkuarën. Në veçanti folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar. Për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj. Ky nuk është afat kohor që ka vendosur ambasada e SHBA apo faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë vendosur vet udhëheqësit në bindjen e tyre. Për nga përkufizimi, opozita ka një punët ë madhe para. Por ndihem e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar dhe pres rezultat “, tha ajo.