.

Eksperti i turizmit denoncon në Open: Paga e luftës nuk është marrë nga të gjithë, kredia për bizneset ndryshoi rrugës

Hapja e plazheve dhe turizmi është një ndër debatet aktuale e cila po zhvillohet në opinionin publik. Kjo është edhe tema e diskutimit në Open në Top Channel.

Besnik Vathi, ekspert për turizmin, anëtar bordi në shoqatën e operatoreve turistike i ftuar në emision bëri një denoncim për çështjen e pagës së luftës dhe kredive për bizneset.

‘Pagën e luftës nuk e kanë marrë shumë punonjës të turizmit. Ka pasur biznese që i kanë mbajtur punonjësit në punë deri më datë 10 prill. Këta janë përshjashtuar nga paga e luftës.

Së dyti është kredia për bizneset. Në fillim u tha se do të ishte 100% kredi sovrane, ndërsa tani ka ndryshuar. Është 60% kredi sovrane dhe 40% kredi komercale.