.

3 muaj para spitalit, qeni besnik pret ende pronarin që vdiq nga Covid-19

Të kujton Hachikon e famshëm dhe të përlot.

Kjo është historia e një qeni besnik, i cili prej tre muajsh ndodhet para spitalit Taikang në Wuhan, ku pret pronarin e tij. Ai ka fituar zemrën e punonjësve dhe kalimtarëve, që nga dita kur shkoi aty në muajin shkurt me të zotin, i cili ishte i infektuar me COVID-19.

Fatkeqësisht pronari i tij nuk do të kthehet më në shtëpi, por qenushi shtatë vjeçar mashkull, akoma e pret në spital duke kërkuar gjithandej për të.

Stafi tregon se qeni refuzonte të linte spitalin, madje edhe kur e dërguan diku larg, ai u kthye përsëri dhe priste me padurim që pronari i tij të kthehej.

“E quajtëm Thesar i Vogël. Ai nuk largohet asnjëherë nga spitali, është shumë besnik. Kjo është shumë prekëse për ne.”, tha recepsionisti i spitalit.

Megjithatë, pacientët filluan të ankoheshin për praninë e tij dhe stafi u detyrua ta dërgonte atë në një strehë kafshësh.