.

Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, zbulohen detaje të reja. Autorët e qëlluan me kallashnikov me silenciator

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Kristian Breshanaj në Vlorë. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se i riu është qëlluar me kallashnikov me silenciator, duke bërë që ngjarja të merrej vesh me vonesë, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna. Ai ka marrë pesë plumba në trup duke bërë që të humbë jetën në vendin e ngjarjes.

Atij iu bë pritë teksa po hynte në banesë. Policia ka sekuestuar pamjet filmike të vendeve që ka vizituar viktima më herët. Dyshohet se i riu është ndjekur nga autorët.