.

VIDEO/ Grabitja e 200 mln lekëve dhe 50 mijë frangave në qendrën tregtare, si u zbulua vëllai i spikeres


Një nga autorët e vjedhjes së një shume të madhe parash, 200 mln lekëve dhe 50 mijë frangave në automjetin e një qendre tregtare në Tiranë është vëllai i Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr”, konfirmon gazetarja e Panorama.

Burimet bënë me dije se autorët, Donald Hoxha dhe Gentian Kane, janë zbuluar nga targa e makinës që përdorën për t’u larguar pas ngjarjes.

Policia tha dje se nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Por kur personi që është grabitur ka kuptuar mungesën e parave në bagazh, ka telefonuar Policinë e Tiranës dhe ka bërë denoncimin.

Pas hapjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur të shihet një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN, mëson gazetarja e Panorama.

Pas verifikimeve, rezultoi se makina me të cilin hajduti ishte larguar,ishte në pronësi të Greta Hoxhajt.

Mësohet se autorët e kishin ndjekur biznesmenin i cili e parkoi makinën në qendrën tregtare dhe tentoi ta mbyllë, por ata ia bllokuan valët e pultit dhe mundëm më pas ta hapnin lehtësisht ‘Range Rover’-in.

greta hoxha

/Marre nga Panorama