.

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit, ambulanca e përmbysur në mes të autostradës në Lushnjë


BalkanWeb siguron video nga vendi i aksidentit në Lushnje, aty ku ambulanca pas përplasjes me barrierat metalike të autostradës u rrokullis disa herë për t’i marrë jetën pacientit që transportonte.

Edhe pas aksidentit, ambulanca ka mbetur e shtrirë teksa dy të plagosurit, shoferi Niko Hila dhe infermierja janë në spital të plagosur dhe po marrin mjekim.

Pacienti i cili po transportohej nga Saranda në Tiranë, Medi Marku vdiq pas përplasjeve.