.

“Vendi juaj është në BE, por kujdes…”/ Ish-Komisioneri i Zgjerimit, një apel serioz për Shqipërinë

Komisioneri Evropian për Buxhetin dhe Administratën Johannes Hahn deklaroi se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe se përpjekjet e vendeve në rajon do të njihen.

Ai i tha në një intervistë për një medie kroate se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces i bazuar në meritë dhe se si i tillë, është në interesin e vërtetë të BE-së.

“Bëhet fjalë për eksportimin e stabilitetit në vend të importimit të paqëndrueshmërisë” tha ish-komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe negociatat e zgjerimit.

Ai u bëri thirrje “miqve nga Ballkani” që të vazhdojnë me reformat në rrugën evropiane dhe se këto përpjekje do të njihen. Ai kujtoi se muajin e kaluar, BE vendosi të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, megjithë krizën për shkak të pandemisë.

Hahn shtoi se duke riprogramuar burimet financiare dhe masa shtesë, siç është heqja e ndalimit të eksportit të pajisjeve mjekësore, BE ka treguar qartë se Ballkani Perëndimor i përket BE-së.

Duke folur për pandeminë e koronavirusit, Hahn tha se ishte një pandemi me përmasa të pashembullt, por që nuk duhet të shërbejë si një justifikim për qeveritë që të abuzojnë me situatën dhe të vendosin masa disproporcionale./Shqip