.

‘Të dielat pa makina’/ Petrit Vasili thirrje shqiptarëve: Të gjithë bashkë, ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë…


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pas nismës që njoftoi kryeministri Edi Rama për të dielat pa makina nga tetori i këtij viti deri në mars të 2021, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos binden.

Me anë të një video në rrjetet sociale, Vasili i drejtohet qytetarëve me thirrjen që të dielën e parë të tetorit të ndezin makinat e të dalin.

“Të dalë me makinë të dielën e parë të tetorit e të shohim cfarë do bëjë ky frikacak, si do tërhiqet turpshëm, në rast se do jetë në atë karrige deri në tetor”, thekson Vasili.

Fjala e plotë:

Ju kam parë të gjithëve të preokupuar për cmendurinë e radhës të kryeministrit që do bllokoka makinat për ditën e dielë nga tetori deri në mars.
Ju e patë se si kryeministri ynë që ka filluar flet me ojna e përkëdhelet e dridhet në videot që bën, u përpoq të tregonte se meqenëse u zbraps turpshëm në ndalimin e tij heretik, të mallkuar për të penguar faljen e Bajramit, u përpoq të marrë hak të shpikë këtë mbyllje 5 mujore për të gjithë të dielat.

Kam një lutje për të gjithë ju miqtë e mi, nuk ka nevojë t’i ktheni përgjigje këtij të çmenduri, mos lodhni veten as me argumentet, nuk kupton, ka vetëm një përgjigje, të gjithë bashkë që ditën e parë që do guxojë ta bëjë këtë gjë, të marrim makinat edhe ata që nuk e kishin në plan për ti marrë, e të dalim të gjithë së bashku në rrugë.

Ç’do bëjë ky i marrë? Do arrestojë dhjetra e mijëra qytetarë në një ditë? Asgjë sdo bëjë, do fusë bishtin në shalë e do ikë.

Të dalë me makinë të dielën e parë të tetorit e të shohim cfarë do bëjë ky frikacak, si do tërhiqet turpshëm, në rast se do jetë në atë karrige deri në tetor.panorama