.

Shqiptari qëllon me armë dhe thikë gruan, tre pensionistët bëjnë gjestin heroik


Tre pensionistë, të cilët ishin duke punuar në kopshtet e tyre, shmangën më të keqen e një sulmi të dhunshëm ndaj një gruaje.

Sipas policisë, një grua 40-vjeçare ka mbetur e lënduar pasi u qëllua me plumb pistolete në pjesën e qafës si dhe mori plagë me thikë në krah dhe kraharor ndoshta pas një krize xhelozie të bashkëshortit të saj, një 46 vjeçar shqiptar, të cilët po udhëtonin së bashku në Malnate (Varese).

Incidenti ka ndodhur në mëngjesin e kaluar. Ishin tre burra të moshës 74, 83 dhe 55 që bllokuan agresorin 46-vjeçar, me kombësi shqiptare. Të tre, të cilët ishin duke punuar në kopshtet e tyre përkatëse, jo larg nga çifti i cili kishte ndalur makinën, dëgjuan të shtënën dhe britmat e gruas dhe vrapuan.

Të tre sulmuan sulmuesin dhe e bllokuan, në pritje të ardhjes së policisë. Gruaja, e dëmtuar në nofullën ku plumbi ka ngecur pa prekur organet vitale, në krahë dhe këmbë nga prerjet e grushtuara me thikë, me siguri do t’i nënshtrohet operacionit. 46-vjeçari tani akuzohet për vrasje në tentativë.