.

Shpërthen Bushati: Ja kush janë 4 personat që e vranë Reformën në Drejtësi

 

Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Analisti Andi Bushati foli me tone të ashpra ndaj Reformës në Drejtësi duke thënë se ajo tashmë ka vdekur. Reformën e vranë Yuri Kim, Vlautin, Donald Lu dhe Soreca. Është si ajo ku nëna vret fëmijët e saj.

“Reforma ka vdekur tashmë. Yuri Kim nuk reagoi për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe e zhvendosi vëmendjen tek Reforma në Drejtësi. Ajo thotë se duan të vrasin reformën, ndërsa neve reformën e kemi në arkivol”- tha Bushati.

Reforma në Drejtësi është një eksperiment i bërë me 3 milion kavje. Tani këto thonë, këtë eksperiment ta vuajnë kavjet më mirë sesa të dalim të dështuar ne. Bashkimi Europian i tha Gruevskit se kjo reformë është një dështim, kur ai kërkoi që edhe Maqedonia të bënte këtë reformë”- shtoi Bushati.