.

Shkencëtarja e njohur kineze paralajmëron një pandemi të re sepse viruset kanë evoluar


Një virologjiste e famshme kineze e cila njihet si “Gruaja lakuriq nate” paralajmëroi se njerëzimi mund të përballet me një pandemi të re të shkaktuar nga lakuriqet e natës dhe viruset, që mund të kenë evoluar.

Shi Zhengli është një nga emrat më të njohur në botë për studimin e koronavirusit.

Shi gjeti kodin gjenetik të COVID-19, ndërkohë që tani ka frikë nga zhvillimi i koronaviruseve, ndërkohë që tipe të ndryshme kanë selektuar njëra-tjetrën e janë bërë më vdekjeprurëse.

Sipas 55 vjeçares studimet e fundit janë prova se COVID-19 e ka origjinën nga lakuriqet e natës.

Kina ka hedhur poshtë akuzat se COVID-19 u krijua në laborator, ndërkohë që studimi i fundit tregon se ai rrodhi nga natyra.