.

Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë: Të gjithë kanë frikë nga Reforma në Drejtësi

Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi, ka shkaktuar furtunë reagimesh në vend.

E ftuar në Open në Top Channel, deputetja Rudina Hajdari tha se deklarata e ambasadores Yuri Kim i referohet të gjitë politikanëve.

“Të gjithë kanë frikë nga Reforma në Drejtësi. Këta mbrojnë njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja që e bën të vështirë implementimin e Reformës në Drejtësi.

Prej 30 vitesh këta politikanë kanë vjedhur dhe kanë siguruar jetën e tyre dhe familjarëve të tyre. Pjesë dërrmuese e politikanëve janë të korruptuar”- tha Hajdari.