.

‘Po gënjen publikisht duke mbrojur një krim’- Andi Bushati përplaset me Baton Haxhiun

Presidenti Ilir Meta publikoi mesazhet me një diplomat të huaj për përzgjedhjen  anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas publikimit të këtyre mesazheve plasën debate të shumta në studio. Një tjetër debat u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut. Debati nisi kur Bushati tha se nuk mund të relativizohet çdo krim.

Pjesë nga debati:

Bushati: Mos mbrohet çdo krim. Sapo gënjeve për të mbrojtur një krim. Nuk mund ta relativizosh krimin. Ta kanë shkruar gabim

Baton Haxhiu: Nuk flas se çfarë më shkruajnë. Nuk ma imponon askush se çfarë duhe të them.

Bushati: Mos mbroni çdo krim se po krijoni një person që do vijë të na përdhunojë në shtëpi.

Baton Haxhiu: Po qe ashtu e shkrijm dhe parlamentin dhe krijojmë mbretëri. Janë disa procedura që duhet të zbatohen.

Bushati: Shikoji mesazhet, me mbështetje nga ndërkombëtarët. Ndërombëtarët u futën në pazare.