.

“Pa shtetrrethim dhe pa gjendje të jashtëzakonshme”/ Kryeministri malazez heq maskën dhe jep lajmin e mirë

Megjithëse është vendi i fundit në Evropë që u prek nga koronavirusi, Mali i Zi është i vendi i parë në Evropë sipas pretendon Podgorica zyrtare që do të jetë pa persona të prekur me virusin potencialisht vdekje-prurës.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç tha se qeveria e tij nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe as shtetrrethim, duke shtuar se “strategjia e qeverisë ka rezultuar efektive”.

Ndërkohë, Reuters shkruan se kjo është “një lëvizje kjo vitale për industrinë e tij të turizmit – 69 ditë pasi raportoi rastin e tij të parë dhe pas 20 ditë pa asnjë të tillë”.

Mali i Zi ka raportuar 324 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe nëntë vdekje.

Siç bëhet e ditur më tej, Markoviç filloi konferencën për shtyp duke hequr maskën e fytyrës.

Në fillim të marsit, republika Ballkanike prej 620,000 banorësh, e cila mbështetet në të ardhurat nga turizmi përgjatë bregdetit të saj Adriatik, me kufij dhe aeroporte dhe porte detare të mbyllura, mbylli shkollat dhe ndaloi tubimet publike dhe aktivitetet në natyrë për të frenuar përhapjen e virusit.

Në këtë drejtim, Markoviç tha që Mali i Zi do të hapte kufijtë për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të infeksionit për 100,000 njerëz.