.

OBSH dhe koronavirusi/ Ministri gjerman i Shëndetësisë del haptas pro Trump, ja deklarata e fortë

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi në një intervistë, se presidenti i SHBA, Donald Trump nuk gabon në insistimin e tij që Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të reformohet, por paralajmëroi që lëvizje të tilla duhej të prisnin deri më mbarimin e pandemisë.

Në një intervistë me “Financial Times”, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn theksoi se Trump, i cili ka kërcënuar të ndërpresë fondet nëse OBSH nuk bën ndryshime të mëdha, “ka të drejtë”.

“Ne duhet të kuptojmë saktësisht se ku shkojnë paratë”, tha ai, duke shtuar se reformat duhet të synojnë “qeverisjen dhe përgjegjshmërinë e OBSH”.

Sidoqoftë, Spahn theksoi se për këto diskutime duhet të prisnin derisa të kalonte pandemia.

“Në mes të një krize, kur zjarret janë duke u shuar, nuk flitet për reformimin e zjarrfikësve”, theksoi Spahn duke shtuar se do të ishte “shumë keq” që SHBA të linin organizatën.

Spahn, 40 vjeç, shpesh diskutohet si pasardhës i mundshëm i kancelares Angela Merkel.