.

Koronavirusi ne Itali/Ja si u paraqit situata ne 24 oret e fundit

 

Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 24 orët e fundit në Itali. Vetëm në 24 orët, humbën jetën 92 persona, nga të cilët 34 ishin vetëm në zonën e Lombardisë.

Një ditë më parë u raportua vetëm për 50 të vdekur, por nuk pati shifra nga Lombardia, që është edhe rajoni më i goditur nga Covid-19.

Rastet e reja në 24 orët e fundit në Itali ishin vetëm 300, duke pësuar një rënie të madhe krahasuar me një ditë më parë, kur ishin 531.