.

E përplas makina teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë 73 vjeçari në Fushë Krujë

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një të moshuari, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, ku 73-vjeçari me inicialet N.N., i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas për vdekje nga një makinë tip “Fiat” që drejtohej nga një 33-vjeçare me inicialet N.G.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.