.

Studimi: Pas 11 ditësh nuk ke rrezik ta transmetosh Covid-19

Pacientët me Covid-19 nuk transmetojnë infeksion pas 11 ditësh që janë sëmurë me sëmundjen ndonëse ata mund të tesojnë pozitiv sipas një studimi të ri nga ekspertët në Singapor.

“Një testim pozitiv nga koronavirusi nuk domethënë se ka transmetim infektimi”, nga një studim i përbashkët i Qëndrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive të Singaporit dhe Akademisë Medicinale të Singaporit. Virusi nuk mund të izolohej apo të kultivohej pas 11 ditësh sëmundjeje.

Studimi është bazuar nga testimi i 73 pacientëve të Singaporit.
Rezultatet më të fundit mund të sjellin ndryshime për rregulloren e daljes së pacientëve nga spitalet e qëndrat shëndetësore. Kjo pasi rregullorja aktuale thotë se pacientët me covid-19 mund ta lënë spitalin pasi të kenë testuar negativ e jo pas 11 ditësh.

”Strategjia e Singaporit në menaxhimin e sëmundjes së covid-19 dhe pacientëve të sëmurë me koronavirus bazohet nga evidencat më të fundit të studimeve shkencore lokale dhe ndërkombëtare”, është shprehur Ministria e Shëndetësisë.

Gjer më tani 13,882 pacientë ose 45% e 31,068 pacientëve me covid-19 të Singaporit janë lënë të lirë për t’i lënë spitalet e qëndrat shëndetësore.

Qeveria gjithashtu po vazhdon në mënyrë proaktive të testojë stafet e mësuesve teksa po përgatitet për të rihapur shkollat më 2 qershor. “Të premten punonjës të shkollave fillore testuan pozitiv me covid-19 duke e sjellë kështu numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirus mes stafeve të shkollave në shtatë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë./Gazeta “Si”