.

Foto nga paparazi/ Një familjar shembullor si Aldo Bumçi, ndihmon në punët e shtëpisë duke bërë pazarin

Nuk e dimë nëse është një nga punët e shtëpisë që i është ngarkuar si detyrë atij apo e ka zgjedhur gjatë kohës së pandemisë, por ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, këto kohë është parë vazhdimisht duke bërë pazare.

Ai banon diku në zonën e Tiranës së Re dhe shihet me rroba sportive, teksa bën pazare në zonën ku jeton.

Mirëpo, pothuajse vazhdimisht ai është i shoqëruar edhe nga pjesëtarë të tjerë të familjes, si bashkëshortja apo fëmijët.

Duhet thënë se zoti Bumçi duket një familjar shembullor, sepse shihet që vazhimisht është i angazhuar me familjen.

Në fundjava ai del për ecje nga liqeni me të gjithë familjarët e tij dhe në përditshmëri shoqëron fëmijët në aktivitetet që ata kanë herë pas here.

/Panoramaplus