.

Duket ende si 20 vjeçare/ Valbona Selimllari feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Vitet kalojnë dhe teksa e shohim në ekranet shqiptare, nuk mund të mos mendojmë se koha ka ndaluar për Valbona Selimllarin.

Dhe ditën e sotme ish Miss-i i parë shqiptar feston ditëlindjen. Në llogarinë e saj kanë mbërritur urime të shumta nga miq, kolegë e fansa.

Por suprizën më të bukur Valbona e ka marrë nga nipi i saj, një tufë gjigande lulesh. “Lum unë për tezen që kam. Të uroj gjithë lumturinë e botës”, i shkruan ai.

Me siguri ky urim dhe këto lule e kanë bërë këtë festë mjaft të bukur për Valbonën. Për të gjithë kuriozët Valbona Selimllari feston 48 vjetorin e saj.