.

Deputeti gjendet i vdekur në zyrën e tij, dalin dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar, ku një deputet është gjetur i pajetë në zyrën e tij.

Bëhet fjala për deputetin Valeriy Davydenko, i cili u gjet i pajetë në zyrën e tij në Kive të Ukrainës.

47-vjeçari, u gjet i vdekur nga një pastrues, ditën e shtunë, me plagë në kokë të shkaktuara nga arma e zjarrit, shkruan “Free Europe”.

Zëvendësministri i brendshëm ukrainas, Anton Herashchenko, tha se do të kryhet një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me këtë rast.
“Policia dhe prokurorët do t’i kontrollojnë të gjitha versionet e mundshme të tragjedisë”, shkroi ai në “Facebook”.

Ndërkohë Zoryan Shkiryak, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, deklaroi se sipas hetimeve preliminare, besohet se deputeti ka kryer vetëvrasje.

Davydenko kishte marrë pjesë si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe më pas i ishte bashkuar grupit parlamentar “Dovira.

Nga maji i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i bujqësisë./Shekulli