.

Studimi/ Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë deri në 6 muaj

Imuniteti tek njerëzit që janë prekur nga koronavirusi mund të zgjasë deri në 6 muaj. Kështu thuhet në një studim, duke ngritur sërish pikëpyetje mbi ato që njihen si ‘pasaportat e imunitetit’.

Studimi është kryer nga Universiteti i Amsterdamit. Ata kanë ndjekur ecurinë e imunitetit nga koronaviruset për të paktën 35 vite.

Nga katër koronaviruse që shkaktojnë ftohjen e zakonshme u mësua se ato lënë pas një periudhë shumë të shkurtër imuniteti mbrojtës.

Sipas studimit, gjashtë muaj më pas, nivelet e antitrupave reduktohen ndjeshëm. Për shkak se koronaviruset janë të ngjashëm, mendohet se një gjë e tillë ndodh edhe me koronavirusin e ri.

Ky lajm vjen në kohën kur shumë kompani në botë janë në garë për të prodhuar një vaksinë që ofron mbrojtje ndaj sëmundjes së re/ABC