.

Gjyshja 126-vjeçare me 400 pasardhës fiton betejën me koronavirusin


Një e moshuar 126-vjeçare me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa u bë personi më i vjetër në botë që mundi COVID-19 në provincën juglindore të Kahramanmaras në Turqi.

Eşe Gebelek u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital.

“Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë,” tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital.

Kujtojmë që para Eşe Gebelek, një grua 113 vjeçare në provincën verilindore të Spanjës ishte personi më i vjetër që mundi virusin, sipas të dhënave zyrtare.