.

Eksperienca e frikshme, gruaja: Dentistët mbyllur, përdora pinca për të hequr dhëmbin

Situata e shkaktuar nga pandemia ka prekur thuajse të gjithë botën dhe të gjithë sektorët. Një grua britanike ka rrëfyer eksperiencën e saj të tmerrshme teksa në mungesë të klinikave dentare funksionale, i është dashur të tentojë të heqë vetë me pinca një dhëmb.

Për “BBC” Fay Rayward tregoi se kishte dhimbje të tmerrshme dhëmbi, por asnjë klinikë dentare nuk ishte e hapur për shkak të kufizimeve nga Covid-19, e për këtë arsye mendoi se mund ta hiqte vetë.

Sigurisht që kjo tentativë jo vetëm që dështoi, por ishte dhe e rrezikshme për shkak të komplikacioneve që mund t’i sillte. Pas vuajtjeve në shtëpi, ajo i është drejtuar urgjencës e më pas është bërë e mundur që të trajtohet nga një specialist.

“Dhimbja për mua ishte më e keqe se lindja e fëmijës. Unë kurrë nuk kam përjetuar dhimbje si ajo. Ishte thjesht e tmerrshme”, tha ajo.

Pas publikimit të këtij rasti, Matt Hancock nga Ministria e Shëndetësisë deklaroi se kushdo që ka nevojë urgjente stomatologjie, mund t’i drejtohet një klinike, duke njoftuar instancat përkatëse se lëvizjet bëhen për arsye shëndetësore.

Ndërkaq, sipas mediave britanike, thuhet se izolimi në Angli pritet që të hapet thuajse plotësisht në dy javët në vijim./Klan