.

VIDEO tronditëse, momenti kur bie avioni në Pakistan me 100 persona në bord


The Sun ka arritur të sigurojë pamjet filmike që tregojnë momentin e rrëzimit të një avioni të Pakistan International Airlines, i cili ra mbi një zonë të banuar pranë Karachit. Kliko këtu për videon.

Foto të jashtëzakonshme të realizuara në vendngjarje tregojnë dhe momentin kur një i mbijetuar nxirret jashtë prej avionit të shkatërruar.

Mësohet se piloti i mjetit ka humbur kontrollin e tij për shkak se ka pasur probleme me të dy motorët. Bankieri Zafar Masood i ka shpëtuar mrekullisht aksidentit dhe në foto shihet duke buzëqeshur pas episodit që mund t`I kishte kushtuar jetën, prej të cilit ka dalë cuditërisht vetëm me disa kocka të thyera e gërvishje. “ Faleminderit shumë. Zoti u tregua mëshirëplotë”, ishin fjalët e tij. Tragjedisë duket i ka shpëtuar dhe një person i dytë, por të tjerët mendohet se nuk kanë qenë kaq me fat. Avioni kishte në bord 91 pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi./Kliko këtu për videon.