.

Shkencëtarët kanadezë: Jemi të tronditur, por kanabisi lufton koronavirusin


Studiuesit nga Universiteti i Lethbridge thanë që një studim në prill tregoi se të paktën 13 bimë të kanabisit (CBD), duket se ndikojnë në rrugët e (ACE2) që virusi përdor për të depërtuar në trup, shkruan New York Post.

“Në fillim ishim të tronditur por mbas këtij studimi jemi vërtet të lumtur”, tha një nga studiueset, Olga Kovalchak.

Ndërkaq bashkëshorti i Kovalchuk, Igor, sugjeroi që kanabisi mund të zvogëlojë pikat e hyrjes së virusit deri në 70%.

“Puna jonë mund të ketë një ndikim të madh, nuk ka shumë ilaçe që kanë potencialin e zvogëlimit të infeksionit nga 70-80%”, tha Calgary Herald.

Ndërsa ata theksuan se duheshin më shumë hulumtime, studimi dha shpresë se kanabisi, nëse provohet se modulon enzimën, mund të dëshmojë një strategji të besueshme për uljen e ndjeshmërisë së sëmundjes, si dhe të bëhet një shtesë e dobishme dhe e sigurt për trajtimin e Covid-19 si një terapi shtesë.