.

Qëndrimi i Lulzim Bashës për reformën, reagon ambasadori Soreca: I shërben interesit të shqiptarëve

Pas vendimit të Partisë Demokratike për t’u rikthyer në tryezën e Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore, ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luiggi Soreca.

Ky i fundit thekson në mesazhin e tij në “Twitter” se vendimi i Lulzim Bashës është i mirëpritur. Soreca shprehet se Reforma Zgjedhore i shërben interesit të shqiptarëve, në mënyrë që të plotësohet një nga kushtet e vendosura nga BE në mars.

“E mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ajo shërben për interesin më të lartë të shqiptarëve dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Bashkimi Europian”, shkruan Soreca.