.

Plagosi me thikë dy të rinj, arrestohet 19-vjeçari (Detajet)

Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi plagosi me thikë dy persona. Gjithashtu i riu kundërshtoi punonjësit e policisë dhe urdhërin për tu vetëkarantinuar.

Njoftimi i Policisë

Plagosi me thikë 2 shtetas, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Kundërshtoi punonjësit e Policisë, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe urdhrin për t’u vetëkarantinuar, arrestohet 26-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.