.

Në koma për 5 javë, 49-vjeçari shërohet nga Covid-19 me anë të qelizave të marra nga placenta

Edward Pierce është amerikani i parë që ka marrë një trajtim të ri për koronavirusin dhe tashmë gjendja e tij shëndetësore është më e mirë. 49-vjeçari kaloi 5 javë në koma pasi u sëmur me Covid-19 ndërsa mjekët deklaruan se organet e tij ndaluan së funksionuari.

Tashmë ai ka hyrë në histori si amerikani i parë që ka marrë trajtimin e qelizave të marra nga placenta dhe është duke u shëruar në shtëpi pas 46 ditësh në gjendje kritike në spital.

Kur ishte në spital, 49-vjeçarit i ndaloi zemra për 15 sekonda dhe mjekët arritën që ta sillnin sërish në jetë.

Bashkëshortja e tij tha se mjekët nuk kishin më opsione dhe i thanë që të autorizonte përdorimin e një trajtimi që nuk është testuar akoma. Ky trajtim përfshinte marrjen e qelizave staminale nga një placentë njerëzore.

Me marrjen e trajtimit të ri, gjendja e Pierce-t filloi që të përmirësohej dhe ai tashmë është jashtë rrezikut në shtëpi. /abcnews.al/