.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kush është 51 vjeçari që u arrestua në Shkodër (Emri+Video)

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 51-vjeçar të dënuar nga drejtësia italiane me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Strukturat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Shkodër Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 51-vjeçari i dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.Strukturat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 22 mai 2020