.

Arrestohet në Vlorë 63-vjeçari, ja për çfarë akuzohet dhe sa vite burg ishte dënuar (EMRI)


Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë arrestuar një 63 vjecar në Vlorë, pasi kërkohej nga autoritetet italiane.
Bashkim Alushaj kërkohej nga ana e shtetit fqinj për trafik droge, pasi ishte dënuar me 6 vjet heqje lirie nga Gjykata e Barit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 63-vjeçari i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”.
Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Bashkim Alushaj, 63 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Ligji italian për drogat.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.