.

‘Vrasja’ e Reformës në Drejtësi/ Monika Kryemadhi në Open: Ka një marrëveshje mes Edi Ramës dhe…

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me fjalët që qarkullojnë për disa palë që duan ta sabotojnë Reformën në Drejtësi, tha se kjo është e vërtetë, dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.

E ftuar në emisionin Open në Top Channel, Kryemadhi tha se palët që janë të interesuar për ta “vrarë” Reformën në Drejtësi janë: Edi Rama dhe bandat kriminale, që sipas Kryemadhit komandojnë Reformën në Drejtësi.

Çfarë komenti keni për deklaratën e ambasadores së SHBA-së për Refornën në Drejtësi?- e pyei Eni Vasili.

Kryemadhi: Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu. Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët. Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Bandat dhe kriminelët. Mjafton të mereren tabulatet e telefonit dhe ëhats app të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve- tha Kryemadhi.