.

I vogli mbush 4 muaj, Elisa Spiropali ndan foton e ëmbël me të birin


Në fund të muajit janar, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u bë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Kren, ndërsa lajmin e bukur e ndau vetë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.
Sot, i vogli mbush 4 muaj nga ardhja në jetë dhe ministrja ka vendosur të ndajë në rrjete sociale pozën më të ëmbël me të birin.

Ajo shfaqet duke e mbajtur të voglin në prehër dhe kjo është ndër fotot e rralla që Spiropali ka publikuar me djalin.

“4 muaj ëmbëlsi”- shkruan ministrja krahas pozës.

Elisa është gjithashtu mama e një vajze të quajtur Nalta.

Më herët, ajo ka shpjeguar edhe kuptimin e emrit Kren që i vendosi të birit:

“Kren dhe Nalta janë dy emra që kanë kuptim në shqip. Janë të shkurtër dhe duket sikur kanë kuptim “Krenalt” krye lartë”, shprehet Elisa.