.

Shtohet frika në Kinë, 108 milionë persona drejt vetëizolimit për shkak të COVID-19

Afërsisht 108 milionë persona në provincën kineze të Xhilinit mund të detyrohen që të vetizolohen sërish, pas një rritje të të infektuarve me COVID-19. Specialistët thonë se kjo ka ndodhur për shkak të lehtësimit të masave nga ana e qeverisë kineze.

Në provincën verilindore janë mbyllur shkollat, transporti publik dhe dyqanet.

Kjo ka bërë që njerëzit të jenë më të kujdesshëm, ndërkohë që frika sërish është rritur. Kjo sepse mjekët si edhe populli i trembet një vale të dytë koronavirusi, edhe më vdekjeprurëse se ajo e para.