.

Aksidentohet me makinë Aurela Gaçe, këngëtarja nxjerr fotot: Po ecja ngadalë dhe po prisja…

Këngëtarja Aurela Gaçe ka pësuar një aksident me makinë. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Aurela shkruan se është përplasur me trotuarin teksa po parkonte mjetin e saj, pasi sensori nuk i kishte funksionuar. Me humor, këngëtarja thotë se ishte trotuari që e goditi.

“Sapo me goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjëshëm nuk kam parë. Po ecja ngadaleeeee ngadaleeee ne parkim. Disa çuna bënin me shenjë,stop stop. Jo unë, po prisja të bënte pip pip ai sensori i poshtër. Kam faj unë? Lum shtëpia që më ka“- shkruan Aurela.