.

‘Pate qëndrim shumë cinik ndaj dhunës’- Bushati përplaset më ministren në Open

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi mbrëmjen e së martës në studion e OPEN se nuk ka asnjë problem që autoritetet moren vendim që godina e Teatrit Kombëtar të shembet në pikun e pandemisë.

Margariti la të kuptohet se nuk ka patur dijeni në lidhje me aksionin e shembjes nga Bashkia, ndërkohë që anashkaloi dhunën ndaj protestuesve.

“Kisha një shije jo të mirë. Isha në një mbledhje të rëndësishme kur pashë pamjet e punonjësve që po merrnin sendet me vlerë disa kohë më parë. Askush nuk më pyeti atëherë çfarë ndjesijë kisha atëherë. Nuk e kuptoj pse akush nuk më pyeti për punonjëset që u dhunuan sepse po merrnin ato sende që sot pretendohet se kanë humbur”, tha ministrja.

Kjo solli edhe reagimin e ashpër të analistit Andi Bushati, i cili e quajti ministren cinike.

Debati Bushati-Margariti

Bushati: Pate qëndrim shumë cinik ndaj dhunës, sidomos si grua dhe nënë. Të shohësh njerëz të përgjakur, gra të gjakosura. Ishte qëndrim shumë cinik, më vjen shumë keq

Margariti: Konflikti dhe dhuna instrumentalizohen sipas nevojave. Nuk thashë që dhunu nuk më ka prekur. Më parë gratë e Teatrit u dhunuan

Bushati: Kjo është cinizëm therës, të vësh barazimin mes dy dhunave

Margariti: Nuk është cinizëm