.

“Faluni të paktën sot”/ Çiljeta: Është një natë që nuk duhet humbur, e presim gjithë vitin që të vijë


Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është një besimtare e devotshme myslimane dhe gjatë këtij muaji ka agjëruar. Çiljeta i bëri thirrje të rinjve që të paktën vetëm sot të falen, me aq dijeni sa kanë.

“Nuk është se kam ndryshuar unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e zotit, jemi kalimtar, ta kalojmë ditën duke qeshur. Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte”, u shpreh Çiljeta e ftuar në Ftesë në 5.

“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ato që nuk dinë të falen, ka të bëj njeti, sugjeroj të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe një bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem një fëmijë të mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruaj zoti nga çdo gjë e keqe.

Nuk është se kam ndryshuar unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e zotit, jemi kalimtar, ta kalojmë ditën duke qeshur. Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte. Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj”, u shpreh Çiljeta.

/tch