.

Debati në Open/ Bushati: Shembja e Teatrit është krim; Bolino: Rama vendosi se është shumicë

 

Edhe këtë puntatë, në Open në Top Channel po diskutohet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Një debat u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Carlo Bolinos.

Debati nisi kur Bushati e quajti krim dhe mashtrim të madh shembje e teatrit.

Pjesë nga debati:

Bushati: Carlo nuk duhet fshehur pas idesë që Rama është shumicë. Kjo e kalon debatin në shtigje pa vend.

Bolino: Është një institucion politik që vendosi, në qoftë se ka bërë gabim merr kosto politike.

Bushati: Po edhe kosto ligjore.

Bolino: Patjetër edhe kosto ligjore.

Bushati: Shembja e teatrit është krim dhe një mashtrim i madh. Bolino si e shikoni ti, pro apo kundër?

Bolino: Isha kundër nxitimit, por nuk kam një mendim për këtë.