.

Bushati tregon në Open reagimin e ndërkombëtarëve: U habitën edhe ata ‘pro’ Ramës

 

Analisti Andi Bushati ka folur për reagimin e ndërkombëtarëve pas prishjes së Teatrit Kombëtar, dy ditë më parë.

Në fjalën e tij në studion e “Open”, Bushati u shpreh se vendimi i kryeministrit Edi Rama ka “shokuar” të gjithë ndërkombëtarët.

“Mendoj që ambasadat këtu janë të favorshme me Ramën. Është pro Rama. Megjithatë edhe ato janë të çuditur; ose ç’është kjo kafshëri për të mos gjetur konsensusin. Mendoj që kjo i ka lënë të gjithë të habitur,”-tha Bushati.