.

A keni pasur dijeni për vendimin për shembjen e Teatrit? Flet në Open ministrja e Kulturës

 

Ministrja e Kulturës Elva Margariti është e ftuar në Open në Top Channel ku foli për shembjen e Teatrit Kombëtar.

A ishit në dijeni, që aksioni do merret në atë orë?- e pyeti Eni Vasili.

Margariti ju shmang një përgjigje të drejtpërdrejtë por tha se ashtu sikurse Bashkia e Tiranës nuk ka dijeni për mbledhjet që thërret Ministria e Kulturës, as ajo nuk kishte dijeni për vendimet e Bashkisë.

“Ashtu sikur Bashkia nuk ka dijeni kur unë mbledh një Këshillë kombëtar, as unë nuk kam dijeni për vendimet e Bashkisë”, tha ministrja Margariti, ndërsa shtoi “Nga ana shkresore ne (Ministria e Kulturës) ishim totalisht të pavarur nga ajo godinë.”