.

Vdes nga koronavirusi aktorja e telenovelave meksikane, e njohur nga të gjithë shqiptarët

Pilar Pellicer, aktorja meksikane 82-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Ajo njihet për rolet e shumta që kishte në 20 telenovela, ku më shumë ka spikatur për rolin në telenovelën “Triumfi i dashurisë” dhe “Njerka”.

Shkak i vdekjes së saj u bë koronavirusi, i cili i solli komplikime për shëndetin.

Personazhe të njohur meksikanë janë shprehur të pikëlluar për humbjen e aktores së madhe, e cila gjatë karrierës së saj është vlerësuar edhe me çmime të shumta.