.

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Nano-Maznikut: Ka pasur edhe njerëz që kanë qarë

Zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në emisionin “Open” ka folur për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në studio ka qënë i pranishëm, ka qënë edhe analisti Mustafa Nano është shprehur se prishja nuk duhet të ishte bërë gjatë natës.

Mazniku është shprehur në fjalën e tij se vendimi nuk ka qënë i lehtë për t’u marrë, madje edhe ai është ndikuar emocionalisht.

Nano: Ka pasur edhe njerëz që ka qarë mo. Të prishet natën dhe fshehurazi për mua nuk ka asnjë lloj justifikimi.

Mazniku: Nuk ishte vendim i lehtë për t’u marrë. Edhe unë e kam pasur pjesën emocionale. Kam parë edhe unë shfaqjen e tij të parë teatrale atje. Bëmë dy vjet debat për këtë çështje. Morën pjesë arkitekt, inxhinierë, artistë. Një grup i madh, ndërruan mendim pasi folën me artitektët. Vjen një moment edhe në demokraci, në të cilën ezaurohet debati. Një pjesë binden dhe nuk binden. Në kishim arritën në pikën që kishin një pozicion të palëvizshëm, ndërkohë që pjesa më e madhe ishin të qartë.