.

Plas debati mes Bushatit me Maznikut: Kush në të sëmës jeni ju që vendosni të paguajmë 28 milion euro

Në Open në Top Channel u fol për shembjen e Tearit Kombëtar. Duke folur për ndërtimin e teatrit të ri një debat i fortë mes analistit Andi Bushati dhe nën-kryetarit të Bashkisë Arbjan Mazniku.

Pjesë nga debati

Bushati: Sa kushton teatri i ri, sepse do paguhet me taksat tona. Teatri i ri është ai projekti i Bjarke Inkes.

Mazniku: Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar shkon nga 20 deri në 28 milion euro. Po është ai projekti.

Bushati: Po kush në të sëmës jeni ju që na detyroni të paguajmë 28 milion euro pa garë.

Mazniku: Do të ketë garë. Kush tha që nuk do të ketë garë.

Bushati: Po ju e keni gati projektin. Nuk ka garë për projektin. Mund të vijë Muq Nano ta ndërtojë me më pak. Projekti i Bjarke Inkes është projekti i firmës Fusha.

Mazniku:Do të ketë garë Bushati. Do ta shohim që do të ketë garë sepse së shpejti do të hapet gara.