.

Premier League/ Thyen karantinën dhe fluturon në Paris për një festë me dritë të kuqe!

Emri është ende i mbuluar nga misteri, por “The Sun” nuk i kursen detajet për të treguar bëmën jashtë fushe të një lojtari të Premier League, që ditë përpara se të mësojë datën e nisjes zyrtare të kampionatit, ka thyer karantinën në Britaninë e Madhe dhe ka flutuar në Francë për të marrë pjesë në një festë më drita të kuqe.
Lojtari ka mbërritur në kryeqytetin francez me një xhet privat dhe ka shkuar në një restorant luksi në zonën e “Champs Elysees”, ku ka ftuar për të pirë diçka disa modele dhe ca miq të tij për një total prej rreth 15 vetash, siç kanë treguar disa dëshmitarë.
Festa më pas vijoi në një apartament elegant aty pranë, shkruan “Sun”, ku lojtari ka kryer marrëdhënie me një nga vajzat. Por tani ai është në telashe, sepse në Francë do nisë hetimi për thyerjen e normave në fuqi..BW