.

Lajm i madh për futbollin shqiptar, ja vendimi që ka marrë Ministria e Shëndetësisë së fundmi


Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç pat njoftuar më herët ministrja Manastirliu.

Një lajm pozitiv ky për klubet e futbollit, që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor.

Tashmë duket se vendimi është marrë dhe pritet që në minutat në vazhdim të konfirmohet nga ministria nëpërmjet faqes zyrtare./panoramasport