.

‘Çmimet e qirave nuk lëvizin’, Zaloshnja: COVID-19 nuk do të ketë ndikim në ambientet e bizneseve

Tregu i pronave ka pësuar lëvizje gjatë periudhës së bllokimit nga pandemia Covid-19, ku shumë ambiente komerciale janë mbyllur, gjë që ka bërë që të ketë më shumë ofertë në treg. Në një intervistë për SCAN, ekspertja e pasurive të patundshme, Ilda Zaloshnja shpjegon fenomenin.

“Kemi vënë re që shumë ambiente komerciale kanë qenë të boshatisura.Efektet janë ndjerë tek bizneset e vogla dhe të mesme”, tha Zaloshnja.

Nga ana tjetër, ajo thekson se pavarësisht kësaj, kjo nuk do të ketë ndikim në rënien e çmimit të qirave apo të shitjes së këtyre ambienteve, pasi ekonomia po rihapet dhe periudha dy mujore është shumë e shkurtër për të dhënë efekte direkte.

Edhe tregu i pasurive të patundshme ishte një ndër sektorët që vuajti pasojat e masave të marra kundër COVID-19, pasi për dy muaj stopuan tërësisht transaksionet.